Shërbimi Korrektues suspendon oficerin e arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 19:15, pasi ka marrë informacion nga Policia e Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Krime Ekonomikë dhe Korrupsion, se një zyrtar korrektues me inicialet B.R., punonjës në Qendrën e Paraburgimit Prizren është arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, e ka suspenduar atë.

Sipas njoftimit, ShKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime te fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Po ashtu, Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pakompromis ndaj të gjithë atyre të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare.

Prizren, dyshohet për marrje ryshfeti, arrestohet oficeri i Qendrës së Paraburgimit