Policia nuk e sjell të akuzuarin, shtyhet seanca për vjedhjen e banesës së mërgimtarit

Shtyhet gjykimi ndaj Hidajet Haxhollit i akuzuar për vjedhje të rëndë në Gjykatën e Mitrovicës.

Gjykimi është shtyrë pasi Policia nuk e kishte ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës për ta sjellë  me forcë të akuzuarin.

Sipas aktakuzës  Haxholli në janar të vitit 2014 kishte thyer banesën e një mërgimtari dhe kishte vjedhur televizionin plazma në vlerë prej 2 mijë eurosh.

Aktakuza shpjegon se Hxholli, më 16 janar 2014 rreth orës 9-të në rrugën “Ukshin Kovcaçica” në Mitrovicë, me qëllim të përvetësimit të pasurisë kishte shfrytëzuar mungesën e të dëmtuarit Feriz Ferizi i cili jeton jashtë Kosovës dhe kishte thyer derën e banesës duke i vjedhur një televizion plazma në vlerë prej 2 mijë eurosh.

Seanca e radhës në këtë çështje penale u caktua më 21 shtator.