Gjykimi për vrasjen në pompën e benzinës në Pejë, eksperti 'çelësi i 'Hammerit' mund të shumëzohet'

Gjykimi ndaj Nimon Berishës i akuzuar për vrasje të rëndë sot vazhdoi në Gjykatën e Mitrovicës me dëgjimin e ekspertit të ingjinerisë mekanike.

Berisha po akuzohet nga prokuroria për vrasjen e Isa Karagjyzit më 31 dhjetor të vitit  2014.

Pasi çështja është kthyer në rigjykim dhe nga mbajtja e seancës së fundit në këtë çështje penale kanë kaluar më shumë se tre muaj, shqyrtimi gjyqësor filloi rishtazi.

Edhe në këtë seancë i akuzuari  Nimon Berisha u deklarua i pafajshëm

‘’As fajtor, as në dijeni të fajit kush e ka bo”, tha ai  Berisha.

Pasi palët mbetën në tërësi pranë fjalëve hyrëse që kanë dhënë në gjykimin e kaluar gjykata vazhdoi me marrjen në pyetje të grupit të ekspertëve të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Grupi i ekspertëve i përbërë nga Ilir Doci, Shpëtim Lajçi Halil Demolli kishin përpiluar ekspertizën mekanike sipas urdhëresës së gjykatës.

Gjykata e Mitrovicës  kishte urdhëruar që të bëhej një ekspertizë nga e cila kishte kërkuar përgjigje në dy çështje dhe atë nëse mund të shumëzohet çelësi i automjetit hammer dhe nëse me çelësin e shumëzuar mund të ndizet automjeti.

Lidhur me sqarimin e këtyre dy përgjigjeve sot u dëgjua eksperti i inxhinierisë mekanike dr. Shpetim Lajçi.

Fillimisht eksperti tregoi se e automjetin Hameer e kanë hapur dhe ndezur me çelësat original ndërsa telepiloti i automjetit nuk ka funskionuar.

“Pasi kemi pranuar dy çelësat origjinal  që kanë logon e hammerit kemi hapur automjetin me dy  qelësa origjinal ndërsa kur  është provuar me teledirigjues nëse janë hapur dyert sepse nuk ka funksionuar teledirigjuesi”, tha ai.

Tutje eksperti deklaroi se kishin shkuar në një serviz në Prishtinë dhe se kanë pyetur nëse çelësi origjinal  ka ndonjë çip dhe nëse i njëjti mund të shumëzohet.

“Kemi shkuar në një servis për shumëzimin e celësave dhe kemi pyetur nëse çelësi origjinal ka ndonjë çip dhe servisi ka identifikuar që çelësi nuk ka asnjë çip”, deklaroi eksperti Lajçi.

Tutje eksperti tha se çelësin e kanë shumëzuar në shumën prej 3 eurove.

“Ndërsa për pyetjen nëse mund ta shumëzojmë çelësin na është thënë ‘po’ në çmim prej 3 euro-ve. dhe e kemi marrë kopjen e origjinalit”, deklaroi eksperti Lajçi.

Po ashtu eksperti deklaroi se çelësin origjinal kishin arritur ta shumëzojnë edhe në një tjetër servis të quajtur Gëzimi Key në çmim prej 4 eurosh.

“Ndërsa në servisin Gëzimi Key çelësin e kemi shumëzuar në çmim prej 4 euro”, deklaroi eksperti Lajçi.

Tutje eksperti deklaroi se kishin shkuar në Satcionin Policior në Klinë për të provuar nëse automjeti Hammer mund të hapej dhe ndizej me çelësat e shumëzuar.

“Me të dy çelësat e kopjuar është hapur pa problem, është ndezur automjeti hammer”, tha ai.

Por eksperti dekalori se ata vetëm kane testuar hapjen dhe ndezjen e automjetit por automjetin nuk e kanë lëvizur.

“Vlen të theksohet se ne vetëm e kemi ndezur motorin por nuk e kemi lëvizur automjetin shtoi”, eksperti Lajçi.

Ndërsa në fund të dekalratës eksperti Lajçi dha konkuluzionin e ekspertizës së bërë

“Grupi i ekspertëve ka ardhë në përfundim se çelësi origjinal i automjetit hammer me targa DVF-6700 New York mund të shumëzohet dhe çelësi i kopjuar mund ta hapë dhe ta ndezë e automjetin në fjalë”.

Prokurori Njazi Rexha pyeti ekspertin nëse me rastin e hapjes dhe mbylljes së dyerve dhe ndezjes së motorit a ka pasur problem me çelësat e shumëzuar, eksperti deklaroi se “me rastin e testimit nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim ne mes çelësit origjinal dhe çelësave të shumëzuar”.

I dëmtuari pyeti ekspertin se a është e mundur që çelësi origjinal mos me pas çipin mbrojtës  eksperti deklaroi se “identifikimi që nuk ka pasur  çipin  është bërë në servis në  rastin e  parë të shumëzimit të çelësit ne kemi kërkuar nga servisi që të konstatohet nëse ka çip çelësi”.

Tutje eksperti deklaroi se “duke qenë se automjeti është i vitit 2003 dhe ky automjet nuk e ka pasur çip mbrojtës”.

Nimon Berisha nga Prokuroria Themelore e Pejës akuzohet se më 31 dhjetor 2014 rreth orës 06:35 minuta, në pompën e benzinës “D-Petrol” në Pejë, me qëllim të përfitimit material me pushkë automatike ka vrarë në mënyrë dinake tani të ndjerin Isa Karagjyzi, i cili ishte punëtor i pompës së benzinës.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari me automjetin e tipit “Hammer” me targa amerikane kishte shkuar në këtë pompë benzine ku e kishte mbushur rezervuarin në shumën 128 euro.

Sipas aktakuzës, pasi Nimon Berisha kishte vërejtur që Isa Karagjyzi ndodhej vetëm në pompën e benzinës, kishte nxjerrë armën automatike AK 47 dhe e kishte qëlluar në gjoks me një predhë Karagjyzin, i cili po priste që Berisha t’i bënte pagesën për karburantin.

Në aktakuzë thuhet se Karagjyzi kishte vdekur nga goditja me armë, ndërsa i akuzuari i kishte marrë çantën e dorës në të cilën ndodheshin 2000 euro, duke ikur pastaj në drejtim të panjohur.

Në këtë proces gjyqësor përpos për vrasje të rëndë, Nimon Berisha akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.