Përfundoi gjykimi për vrasjen e Isa Karaxhyzit në pompën e benzinës në Pejë

Përfundoi gjykimi për vrasjen në pompën e benzinës në Pejë.

Gjykimi ndaj Nimon Berishës i  akuzuar për vrasje të rëndë sot përfundoi  në gjykatën e Mitrovicës.

Berisha po akuzohet nga prokuroria për vrasjen e Isa Karagjyzit më 31 dhjetor të vitit  2014.

Në seancën e sotme u thanë fjalët përfundimtare.

Prokurori i çështjes Njazi Rexha, deklaroi se mbetet në tërësi pranë fjalës përfundimtare të dhënë më 19 shkurt 2019.

Gjithsesi prokurori Rexha shtoi se gjatë gjykimit ka qenë kontesetuese ekzistimi i çelësit të tretë i automjetit hammer.

“Gjatë tërë rrjedhës së shqyrtimit gjyqësor ka qenë kontestuese ekzistimi i çështjes së qelësit të tretë përvec dekalratave të deshmitarëve Hysni e Gezim Berisha me asnjë provë tjetër nuk ka mund të vertëtohet se ka ekzistuar edhe çelësi i tretë kopje”.

Prokurori Rexha e ftoi gjykatën që të mos i falë besimin deklaratave të  Hysni e Gëzim Berishës vëllezërve të të akuzuarit Nimon Berisha lidhur me vjedhjen e çelësit të kopjuar të automjetit hameer.

“Gjykata nuk duhet t’ia falë besimin deklaratave të këtyre dëshmitarëve për ekzistimin e çelësit kopje për faktin se këta dy dëshmitarë e kanë vëlla tani të pandehurin Nimon Berisha dhe deklaratat e tyre shkojnë në favor të të pandehurit me qëllim të lirimit nga përgjegjësia penale”, tha prokurori Rexha.

Tutje prokurori tha se pretendimi i dëshmitarëve se çelësi i kopjuar iu ishte vjedhur kur u ishte thyer shtëpia nuk mund të vërtetohetas as nuk raporti i rreshterit Riza Manaj.

“Sipas raporti të  rreshterit Riza Manaj  të  datës 02.12.2019 rezulton se më 26.10.2004 në ora 18 e 30 dëshmitari Gëzim Berisha ka paraqitur rastin e thyerjes së shtëpisë së Hysni Berishës të cilën e ka pasur në përkujdesje pasi që vëllai i tij me punë gjendej në Amerikë dhe theksohet se gjatë vjedhjes është marrë një reseverë digjital, një tv dhe një studio mirëpo fare nuk është raportuar se është vjedhur edhe çelsi kopje për të cilin pretendohet”, tha prokurori Rexha

“Andaj përfundojmë se çelësi i tretë nuk ka ekzistuar por është imagjinuar me qëllim të përjashtimit të përgjegjësisë penale, andaj i propozoi gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat penale dhe ta dënojë sipas ligjit”, përfundoi prokurori Rexha.

Ndërsa avokati Ramiz Krasniqi  fjalën përfundimtare prej 21 faqeve  e paraqiti me shkrim dhe shtoi se prokurori nuk mundi të tregojë se kush e ka mbusur hamerrin me benzinë po ashtu prokurori nuk përmendi faktin se çelësi i hammerit mund të kopjohet ndonëese kjo është vertëtuar nga deklaratat e ekspertëve.

“Se prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë se i akuzuari Nimon Berisha ka kryer veprën penale mbështetet edhe ne ekspertizat e bërë në videoinçizimet nuk ka mundur të vërtetohet se perosni në video është Nimon Berisha”, tha avokati Krasniqi

Në fund avokati Krasniqi tha se “Nimon Berisha nuk është vrasësi i Isa KAraxhyzit, andaj ne kërkojmë zbatimin e drejtësisë e drejtësia është lirimi i Nimon Berishës”.

Ndërsa i akuzuari Nimon Berisha në fjalën e fundit tha se “Dikush si viktimën që e ka marrë ne qaf më ka marrë ne qaf edhe mua sepse nuk kam të bëjë me këtë vrasje por ma kanë imponuar ndoshta për shkak të xhelozisë”, deklaroi Nimon Berisha.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet me 21 shtator 2021 – ora 14:30.

Nimon Berisha nga Prokuroria Themelore e Pejës akuzohet se më 31 dhjetor 2014 rreth orës 06:35 minuta, në pompën e benzinës “D-Petrol” në Pejë, me qëllim të përfitimit material me pushkë automatike ka vrarë në mënyrë dinake tani të ndjerin Isa Karagjyzi, i cili ishte punëtor i pompës së benzinës.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari me automjetin e tipit “Hamer” me targa amerikane kishte shkuar në këtë pompë benzine ku e kishte mbushur rezervuarin në shumën 128 euro.

Sipas aktakuzës, pasi Nimon Berisha kishte vërejtur që Isa Karagjyzi ndodhej vetëm në pompën e benzinës, kishte nxjerrë armën automatike AK 47 dhe e kishte qëlluar në gjoks me një predhë Karagjyzin, i cili po priste që Berisha t’i bënte pagesën për karburantin.

Në aktakuzë thuhet se Karagjyzi kishte vdekur nga goditja me armë, ndërsa i akuzuari i kishte marrë çantën e dorës në të cilën ndodheshin 2000 euro, duke ikur pastaj në drejtim të panjohur.

Në këtë proces gjyqësor përpos për vrasje të rëndë, Nimon Berisha akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.