Gjykimi për gjuajtjen me armë në dasëm, i akuzuari nuk paraqitet në seancë

Seanca gjyqësore ndaj Mehdi Zenelit i akuzuar për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje ka dështuar të mbahet sot në Gjykatën e Mitrovicës.

Shkak për shtyrjen e seancës ishte mungesa e të akuzuarit Zeneli, i cili sipas bashkëshortes së tij ka për shkaqe shëndetësore nuk ka mundur të paraqitet bnë seancë

Aktakuza e Prokurorisë thotë se me 15 maj 2015 i akzuauri Zeneli në dasëm kishte shtënë me pistoletën e tipit “TT” e kalibrit 7.62 mm dhe pushkën dhjetëshe gjysmëautomatike.

Tutje aktakuza thotë se me rastin e kontrollës nga Policia e Kosovës në shtëpinë  të akuzuarit Zeneli ishte gjetur pushka automatike ndërsa revolja TT ishte gjetur në veturën e tij të tipit BMW X5.

Seanca e radhës në këtë çështje penale u caktua më 27 shtator.