Pejë, Gjykata dënon edhe veteranin e tretë të rrejshëm

Gjykata e Pejës e ka dënuar sot edhe Albert Krasniqin i cili akuzohej se ka prezantuar dokumente të falsifikuara për të përfituar kundërligjshëm në emër të statusit të veteranit luftëtar të UÇK-së.

Të akuzuarit i është shqiptuar dënim me burgim prej 6 muajsh por ky dënim, me pëlqimin e tij, është zëvendësuar me gjobë në shumë prej 1,200 euro.

Po ashtu të akuzuarit Krasniqi i është shqiptuar dënimi plotësues për kompensim të dëmit në vlerë prej 3,740 euro.

Sipas dokumentit të siguruar nga KALLXO.com, paraprakisht i akuzuari Albert Krasniqi e ka pranuar fajësinë për veprimet inkriminuese të tij.

Në seancën e mbajtur sot, prokurorja e rastit, Lumturije Vuçetaj, ka bërë plotësimin e aktakuzës duke propozuar që ndaj të akuzuarit të shqiptohet dënimi plotësues, për urdhër për kompensim të dëmit dhe për publikim të aktgjykimit.

Sipas aktakuzës Albert Krasniqi, ka tentuar të vë në lajthim organin kompetent kur në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka prezantuar dokumentin e falsifikuar me qëllim përfitimi të pagës së statusit të veteranit luftëtar.

Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës, ka deleguar për hetime të mëtutjeshme Prokurorisë se Pejës mbi 7000 aplikacione nga “Dosja e Veteranëve të Rrejshëm”.

Sipas të dhënave qe ka siguruar KALLXO.com deri më tani Prokuroria e Pejës ka ngritur 39 aktakuza lidhur me këtë dosje.

Hetimet për veteranët e rrejshëm, Prokuroria e Pejës akuzoi 21 persona deri më tani – VIDEO

Gjatë ditës së sotme, gjykata në Pejë ka dënuar Bali Berishën, i cili kundërligjshëm ka përfituar shumën prej 1,190 euro në emër të statusit të veteranit luftëtar të UÇK-së

Dënohet veterani i rrejshëm i UÇK-së nga Zona e Dukagjinit

Gjykata e dënoi edhe Rifadije Elshanin e cila akuzohej se ka prezantuar dokumente të falsifikuara, për të përfituar kundërligjshëm në emër të statusit të veteranit luftëtar të UÇK-së.

Pejë, dënohet me kusht veterania e rrejshme e UÇK-së