Arkiv - Gjykata Themelore e Pejës

Pejë, dënohet me kusht veterania e rrejshme e UÇK-së

Gjykata e Pejës e ka dënuar Rifadije Elshanin e cila akuzohej se ka prezantuar dokumente të falsifikuara, për të përfituar kundërligjshëm në emër të statusit të veteranit luftëtar të UÇK-së.

Elshani është e akuzuara e dytë brenda ditës që dënohet nga gjykata në Pejë pas të akuzuarit Bali Berisha.

Hetimet për veteranët e rrejshëm, Prokuroria e Pejës akuzoi 21 persona deri më tani – VIDEO

Sipas Gjykatës se Pejës, të akuzuarës i është shqiptuar dënim me burgim prej 6 muajsh, por ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse ajo nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës dy vjeçare.

Po ashtu ndaj saj është shqiptuar dënimi plotësues për publikimin e aktgjykimit.

Sipas dokumentit të siguruar nga KALLXO.com, paraprakisht e akuzuara Rifadije Elshani e kishte pranuar fajësinë për veprimet inkriminuese të saj.

Në seancën e mbajtur sot, prokurorja e rastit Lumturije Vuçetaj ka bërë plotësimin e aktakuzës duke propozuar qe ndaj të akuzuarës të shqiptohet dënimi plotësues, për publikim të aktgjykimit.

Sipas aktakuzës Rifadije Elshani, kishte tentuar të vëjë në lajthim organin kompetent kur pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale kishte prezantuar dokumentin e falsifikuar- certifikatën mbi statusin e veteranit luftëtar, me qëllim përfitimi të pagës se statusit të veteranit luftëtar.

Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës ka deleguar për hetime të mëtutjeshme Prokurorisë së Pejës mbi 7000 aplikacione nga “Dosja e Veteraneve të Rrejshëm”.

Sipas të dhënave qe ka siguruar KALLXO.com deri më tani Prokuroria e Pejës ka ngritur 39 aktakuza lidhur me këtë dosje.

Hetimet për veteranët e rrejshëm, Prokuroria e Pejës akuzoi 21 persona deri më tani – VIDEO