llustrim

Dënohet veterani i rrejshëm i UÇK-së nga Zona e Dukagjinit

Gjykata e Pejës e ka dënuar Bali Berishën, i cili kundërligjshëm ka përfituar shumën prej 1,190 euro në emër të statusit të veteranit luftëtar të UÇK-së.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës se Pejës, të akuzuarit i është shqiptuar dënim me burgim prej një viti, por që ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës dy vjeçare.

Poashtu të akuzuarit Berisha i është shqiptuar dënimi plotësues, kompensimi i dëmit në vlerë prej 1,190 euro, si dhe urdhri për publikimin e aktgjykimit.

Paraprakisht Berisha ka pranuar fajësinë për këtë vepër penale.

Në seancën e mbajtur sot, prokurorja e çështjes Lumturije Vuçetaj ka bërë plotësimin e aktakuzës duke propozuar qe ndaj të akuzuarit të shqiptohen dënimet plotësuese, urdhëri për kompensim dëmi dhe publikimi i aktgjykimit.

Sipas aktakuzës Bali Berisha, pranë MPMS-se ka prezantuar dokumentin e falsifikuar dhe atë certifikatën mbi statusin e veteranit luftëtar, me ç’rast arrin të përfitoj pagën e statusit të veteranit luftëtar, duke i shkaktuar dëm MPMS-se në shumë prej 1,190 euro.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës, ka deleguar për hetime të mëtutjeshme  Prokurorisë se Pejës mbi 7,000 aplikacione nga “Dosja e Veteraneve të Rrejshëm”.

Prokuroria e Pejës pas pranimit të kësaj dosje, ka ngritë një varg aktakuzash.

Hetimet për veteranët e rrejshëm, Prokuroria e Pejës akuzoi 21 persona deri më tani – VIDEO

.