Foto: Kallxo.com

I riu nga Shqipëria dhe kosovari dënohen për drogë dhe kalim të kufirit

Fation Shota nga Shqipëria e Astrit Ibishi nga Fushë Kosova, të akuzuar se në bashkëkryerje për blerje, shitje dhe shpërndarje të narkotikëve, u dënuan më burg e gjobë.

Shota akuzohej edhe për veprën penale të kalimit ilegal të kufirit.

Për dy veprat për të ci;at akuzohej, ai të premten u dënua me dënim unik prej 8 muaj burgim dhe 550 euro gjobë.

Me këtë masë dënimi atij i është ndërprerë paraburgimi.

Ndërsa Astrit Ibishi u dënua me burgim prej 7 muaj dhe 300 euro gjobë.

Edhe Ibishit iu ndërpre masa e paraqitjes në stacionin policor.

Para 3 ditësh është dhënë fjala përfundimtare në këtë proces gjyqësor.

I riu nga Shqipëria gjykohet në Kosovë për drogë dhe kalim ilegal të kufirit

Javën e kaluar kishin dhënë mbrojtjen e tyre dy të akuzuarit.

I riu nga Shqipëria gjykohet në Kosovë për drogë dhe kalim ilegal të kufirit

I riu nga Shqipëria gjykohet në Kosovë për drogë dhe kalim ilegal të kufirit

Sipas aktakuzës, Fation Shota dhe Astrit Ibishi në kufirin Qaf-Morinë kishin importuar marihuanë në peshë prej 1.5 gram.

Pastaj me taxi ata kishin shkuar në qytetin e Tropojës, ku Fation Shota kishte lënë takim me një vajzë nga Lushnja dhe marihuanën e kishte vendos në trup- thuhet në aktakuzë.

Aktakuza shpjegon se më pas dy të akuzuarit kishin shkuar në kufirin Qaf-Morinë dhe Fation Shota në mënyrë ilegale kishte kaluar ta kaloj kufirin, por ishte arrestuar nga zyrtarët policor, ku nga ekzaminimi laboratorik është konstatuar kanabis marihuanë ne peshë prej 1.61 gram.

Si vazhdim i kësaj, aktakuza thotë se Fation Shota duke anashkaluar vendkalimin e autorizuar kufitar të Kosovës me Shqipërinë, në mënyrë ilegale përmes rrugëve malore ka hyrë në teritorin e Kosovës dhe i njëjti është arrestuar.

Këto veprime kishin ndodhur më datën 26 dhjetor të vitit të kaluar.