Ilustrim

Policia ndalon një person në Leposaviq, dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin

Policia e Kosovës njofton se në Bistricë të Leposaviqit ka ndaluar një person, i cili dyshohet se e ka kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas raportit policor, në veturën e të dyshuarit janë gjetur të ngarkuara gjëra ushqimore, të cilat dyshohet se janë futur në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, i cili vazhdon në procedurë të rregullt.