Ilustrim

Strehoi emigrantë në një hotel në Tiranë, arrestohet 38 vjeçari nga Bangladeshi

Policia e Shtetit ka vënë në pranga 38 vjeçarin një shtetas nga Bangladeshi nën dyshimet se ndihmoi disa emigrantë për kalim ilegal të kufirit.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ka tentuar të ndihmojë katër emigrantë që i kishte strehuar në një hotel në Tiranë duke i krijuar kushte per transportin që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi.

Sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, ai është larguar, por është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga pas veprimeve hetimore dhe operacionale të Policisë.

38 vjeçari M.T., është nga Bangaleshi por banues në Kamëz. Policia e Shtetit ka njoftuar se ka sekuestruar edhe një telefon dhe një shumë parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit të disa emigrantëve, në mënyrë të organizuar, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Destinacioni 1”.

Gjithashtu policia ka njoftuar se po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.