Pamje nga parandalimi kalimi ilegal i kufirit në rrugën Koshuticë – Leposaviq. Foto: Policia e Kosovës

Kalimi ilegal i kufirit dhe kontrabanda, Policia parandalon tri raste në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se bazuar në informata relevante të pranuara përmes rrugëve operative, sot në rrugën Koshuticë – Leposaviq ka parandaluar tri raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror.

“Patrullat kufitare policore kanë parandaluar kalim të paautorizuar të vijës kufitare dhe kontrabandim me mallra në drejtim të daljes nga territori i Republikës së Kosovës, në tri raste të ndara” – ka thënë Policia.

Në rastin e parë është thënë se Policia ka ndaluar një veturë “Hyundai”, ngjyrë e hirit me targa serbe me dy të dyshuar.

Në këtë veturë është thënë se ka qenë e ngarkuar një gjenerator dhe pajisje bujqësore – frezë.

Në rastin e dytë është ndaluar një kamioni “Scania” me targa RKS, të cilin e voziste i dyshuari dhe në kamion kishte të ngarkuar dru.

Ndërsa në rastin e tretë u tha se u ndalua vetura e tipit “Sharan” ngjyrë e hirit, e cila po ashtu ishte me targa serbe, me vozitës të dyshuarin dhe e ngarkuar me ambalazh të birrave.

Në njoftim u tha se me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar tri raste – kalim i paautorizuar i vijës apo vendkalimeve kufitare në tentativë, të cilat janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente.