Komisioni i Pavarur per Media/KPM

Gjithçka rreth mbledhjes së 10-të të KPM-së

Organi kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në vend, Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM ka mbajtur mbledhjen e 10 – të.

Fillimisht u prezentuan aktiviteteve e zyrës ekzekutive të institucionit nga Faruk Rexhaj, zëvendësues i Kryeshefit Ekzekutiv të KPM-së.

Ai ka folur për ankesat e pranuara nga KPM-ja.

“Një prej ankesave ka qenë për ‘Big Brother’, se në orën 09:00 dhe gjatë ditëve në vijim ka pasur fjalosje në këtë reality show dhe promovim të cigares” – tregoi Faruk Rexhaj.

“Këto raste janë monitoruar është duke u trajtuar nga ana e departamentit ligjor dhe shumë shpejtë që të sjellim rekomandimet e nevojshme” – siguroi zëvendësuesi i kryeshefit Fisnik Rexhaj.

“Ankesa tjetër ka qenë për Klan Kosovën, për Big Brother shkaku i transmetimit të përmbledhjeve ditore” – vijoi ai.

Edhe ky rast është monitoruar, do të njoftoheni me kohë me gjetjet e këtij monitorimi.

Në mesin e ankesave të raportuara kanë qenë edhe një lidhur me mostransmetimin e disa kanaleve nga ana e Art Motion.

“Më datën 26 tetor kemi pranuar një ankesë për mbrojtjen e konsumatorit, pala ankuese pretendon që operatori Art Motion nuk është duke i ofruar shërbimin e disa kanaleve të cilat i ka paguar dhe është duke e neglizhuar ankesën e klientit” – ka treguar Faruk Rexha.

Ai ka thënë se monitorimi ka treguar se Art Motion ka vepruar në pajtueshmëri.

“Sipas procedurave kemi përcjellë këtë ankesë për sqarim tek Art Motion, është bërë raporti i monitorimit dhe është konstatuar se pala është në pajtueshmëri sepse ka ndërmarrë të gjitha masat sa i përket evitimit të problemeve” – ka sqaruar zëvendësuesi i kryeshefit të KPM-së.

Rexhaj po ashtu tregoi lidhur me një risi që do të rrisë transparencën për publikun lidhur me pronësinë e mediave.

“Kemi pasë takim me OSBE-në sa i përket adresarit të KPM-së shumë shpejtë do të kemi qasje më të mirë të publikut në lidhje me pronësinë e mediave” – tregoi Faruk Rexhaj.

Kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti tha se i çmon ankesat e adresuara në KPM.

“E çmoj faktin se janë rritur ankesat, qytetarët po e çmojmë institucionin dhe po presin zgjidhje, edhe ankeset e institucioneve ndaj njëra-tjetrës janë pjesë e mandatit tonë” – u shpreh Jeton Mehmeti.

Sipas kryetarit të KPM-së numri i lartë i ankesave për programet “reality show” është shqetësues.

Pikë tjetër ishte miratimi i Rregullores për Pranimin, Vlerësimin, dhe Disiplinën e Kryeshefit Ekzekutiv.

“Kjo është një rregullore që KPM-ja për herë të parë e nxjerrë, ajo lidhet me Ligjin për zyrtarët publik. Pra si organ i pavarur kushtetues e kemi obligim të nxjerrim rregulloret tona sai përket zgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv” – tha kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti.

Ai foli më tutje për profilin e personit që KPM-ja e kërkon për këtë pozitë.

“Një pozitë shumë e rëndësishme e paraparë me ligj. Jemi në kërkim të një personi me aftësi të mira menaxheriale, që e njeh punën e institucionit e mbi të gjitha ka një integritet të lartë personal e profesional” – shpjegoi kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti.

“Procesi i vlerësimit duhet të jetë meritor. Ai gjithashtu do të jep mundësinë e ankesës palë të pakënaqura” – qartësoi tutje ai.

Ai njoftoi se pas miratimit të rregullores do të shpallet konkursi për pozitën e kryeshefit të KPM-së.

“Të gjithë kandidatët me përvoja që nuk kanë ndonjë konflikt intetesi, t’i hyjnë kësaj gare” – ftoi kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti.

Ai vuri re se janë vonuar në shpalljen e këtij konkursi shkaku i vonimit të hyrjes në fuqi të ligjit për zyrtarët publikë vitin e kaluar.

Pas prezentimit të draftit të rregullores për kryeshefin ekzekutiv nuk pati asnjë koment lidhur me të,  e njëjta kaloi suksesshëm duke u votuar me katër vota.

Në kuadër të mbledhjes KPM-ja trajtoi edhe një varg kërkesash për ripërtrirje të licencave por edhe ndërprerje të tyre.

“Kumanova Cable me seli në Suharekë në shtator të vitit 2024 ka njoftuar KPM-në se heq dorë nga licenca e KPM-së në mënyrë vullnetare. Kjo e fundit ka vlerësuar se ka bazë të arsyeshme për të ndërprerjen e licencës së këtij operatori të shpërndarjes sipas sistemit kabllor.

Radio 7 Kosova nuk iu miratua kërkesa për ripërtrirjen e licencës në këtë mbledhje. Në aplikimin e këtij mediumi u kërkuan plotësime, me ç’rast u vendos që i njëjti të shtyhet për mbledhjen tjetër.

Radio “Festina”-s iu miratua ripërtrirja e licencës si dhe ndryshimi i emrit në “Radio Glam”. Kjo edhe pse kërkesa për ripërtrirje ishte bërë me vonesë. Duke marrë parasysh këtë fakt kryetari i KPM-së dha një vërejtje.

“Nuk është arsyetim vonesa dhe as koha e gjatë [për ripërtrirje të licencimit] 10 për TV dhe 7 për radio, kërkesa duhet të bëhet me kohë” – tha kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti.

Miratimi i rekomandimit për ripërtrirje të licencës me arsyetimin se nuk kishin asnjë obligim të pakryer apo ndryshim të pronësisë u bë edhe për këto radio: Radio Gorzdevac, Radio Kim, Radio Kiss, Radio Kolasin, Radio Rinia dhe Radio Malisheva.

Më tutje u prezentuan edhe dy raste për ripërtrirje të licencës në të cilat kishte edhe kërkesa për ndërrim të pronësisë: Radio Gora dhe Spin TV. Të cilat po ashtu u miratuan me sukses.

Tek Radio Gora me seli në Dragash u vlerësua jashtë mase aplikimi i rregullt dhe në kohë i subjektit për procedurat e kërkuara nga KPM-ja, e në anën tjetër u kërkua falje për vonesën e KPM – së në trajtimin e rasteve.

Këtu bëri edhe një ndërhyrje kryetari i KPM-së Faruk Mehmeti duke pyetur se pse po vonohen kaq shumë mediumet e tjera në kërkesat për ndryshimin e pronësisë.

“Ndoshta nuk po i lexojnë kushtet e licencës” – u përgjigj Nuredin Islami drejtor i licencimit.

I njëjti gjithashtu qartësoi se mosinformimi i KPM-së për ndryshimin e pronësisë do të trajtohet si “raste ligjore”.

“Ndryshimi i pronësisë është ndryshim i madh që kërkon miratim të KPM-së. Është me rendësi edhe për qytetarë të dihet që ndryshimi i pronësisë të bëhet fillimisht në KPM – dhe me vendim të veçantë KPM-ja ta miratojë një gjë të tillë dhe pastaj të bëhet ndryshimi tek biznesi” – tha kryetari Mehmeti.

Luljeta Aliu anëtare e KPM-së kërkoi raportin e permbrueeit për rastet e mos permbushjes se obligimeve ndaj KPM-së te medieve te caktuara.

Zëvendësuesi i kryeshefit shpjegoi s anëtarëve u janë dëguar raportet e pagesave dhe mos pagesave.

Nimon Racaj nga zyra ligjore tha se gjykatat i kane kontestuar faturat e KPM- së për taksën vjetore që mediat i paguajnë KPM-së.

Kjo ka ardhur për shkak të mungesës së nënshkrimit në to nga ana e mediave.

Nimon Racaj siguroi që tashmë është bërë përshtatja e faturave të KPM-së me kërkesat ligjore.

Me këtë rast në mënyrë unanime KPM-ja miratoi një vendim përmbarimor të KPM-së i cili do të shërbej si titull ekzekutiv në mbledhjen e pagesave.

Në fund të takimi kryetari përmendi se Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur një anëtar të ri të KPM-së, gjë që e qon numrin e anëtarëve në 5 nga 7 sa parashihet.

Ai rikujtoi se nga dy anëtarë e mbetur pazgjedhur, njëri duhet të jetë nga minoritetet joshumicë e tjetri grua për të përmbushur kuotat ligjore.