Foto: Ilustrim
Gjendet një mjet shpërthyes në Novobërdë
05.8.2019 - 12:14
Policia ka njoftuar se dje është gjetur një mjet shpërthyes në Novobërdë.
Gjetja është raportuar në polici nga një person i cili kishte hasur në mjetin e dyshimtë.
Pas kësaj, njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes.
Ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë asgjësuar mjetin e dyshuar.