Fjalët e para në gjykatë të të dyshuarës për vrasjen e kunatës në Kuk të Dragashit

 

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar 30 ditë paraburgim N. A., e dyshuar për vrasjen e kunatës.

Me lot në sy në seancën dëgjimore ajo pranoi se e ka goditur gruan e vëllait të saj.

“Po e kam rreh vallah… i dhash ndihmë sa munda po aq munda. E kam grua të vëllait e që 26 vite e kam ruajt dhe jam kujdes për të”- tha me lot në sy e moshuara.

Ajo rrëfeu se jeton në kushte të rënda ekonomike ku herë pas herë ndihmohet nga fqinjët.

Prokuroria të enjten ka kërkuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarën.

Prokurori Metush Biraj tha se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për masën e paraburgimit.

Prokuroria ka theksuar se N. A. e ka goditur disa herë me mjet të fort gruan e vëllait në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja.

Rasti ka ndodhur më datë 23 dhjetor 2022, rreth orës 10:00, ku e dyshuara e mllefosur për shkak të papastërtisë si viktimës e cila ishte e shtrirë në një dhomë të shtëpisë me një dru ahu prej 25 cm, me një pjesë të laminatit dhe me një dërrasa të llamperisë prej 78 cm e godet në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrë ku i ka shkaktuar gjakderdhje në tru.

Sipas dosjes së Prokurorisë, si pasojë e këtij lëndimi e njëjta ka ndërruar jetë më datë 26 dhjetor 2022, rreth orës 05:30.

Në anën tjetër paraburgimin e ka kundërshtuar avokati i të dyshuarës.

Besim Morina ka thënë se e dyshuara më parë por edhe tani me shëndet dhe emocionalisht nuk është në gjendje stabile.

Ai ka shtuar se ajo është penduar dhe nuk ka pasur qëllim t’i shkaktoj vdekjen.

“E njëjta para policisë e ka pranu fajin dhe vërtetë ndihet e penduar ngase nuk ka vepruar për t`i shkaktuar vdekjen”- tha avokati.

Avokati Morina kërkoi nga Gjykata arrest shtëpiak.

Pas kësaj Gjykata mori vendim që të dyshuarës t’i caktohet paraburgimi i cili do të zgjas deri më 27 janar 2023.

Një grua e moshuar është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Kuk të Dragashit.

Pas kryerjes së ekzaminimit mjekoligjor të trupit të pajetë të viktimës nga IML, policia ka vazhduar hetimet. Është riintervistuar kunata e viktimës në cilësinë e të dyshuarës, e cila pas ballafaqimit me prova të reja e ka pranuar se ka kryer vrasjen.

Vrasja në Dragash, Policia: E dyshuara e pranon se e ka goditur kunatën me mjete të forta

Sipas kërkesës së Prokurorisë, e pandehura N. A. me dashje ka privuar nga jeta anëtaren e familjes – motrën e bashkëshortit të saj, me të cilën ka bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur me datë 23 dhjetor 2022, rreth orës 10:00, derisa e ndjera ishte e shtrirë në njërën nga dhomat e shtëpisë, ku e pandehura e ka goditur.

Sipas Prokurorisë, e pandehura me anë të një shkopi prej druri të modifikuar e godet disa herë viktimën në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar gjakderdhje në tru.

Si pasojë e këtij lëndimi e njëjta ka ndërruar jetë me datë 26 dhjetor 2022, rreth orës 05:30.

Viktima sipas njoftimit të Policisë thuhet se ka pasur probleme të shumta shëndetësore (nuk ka qenë në gjendje të kujdeset për vete, nuk ka mundur të lëvizë as për nevoja bazike dhe fiziologjike). Po ashtu nuk ka pasur familje të ngushtë, nuk ka pasur fëmijë, ka qenë e martuar për 15 vite por pas vdekjes së bashkëshortit ishte kthyer në familjen e vëllait për të jetuar.

Policia thotë se nuk ka të dyshuar as të arrestuar për rastin e 67 vjeçares në Dragash

Sipas policisë pas vdekjes së vëllait për të janë kujdesuar kunata (gruaja e vëllait) dhe nipi.

Prokuroria kishte ngritë aktakuzë kundër N.A. dhe djalit të saj (nipit të viktimës), për dhunë në familje disa ditë para ngjarjes tragjike.

Në akuzë përshkruhet se N.A. dhe djali i saj me 8 tetor të këtij viti e kishin nxjerrë nga shtëpia viktimën me nevoja të veçanta duke e dërguar në një shupë (qilar).

“Më datë 8 nëntor 2022, në fshatin Kuk, komuna e Dragashit, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, të pandehurit (N.A., dhe J.A.,)në bashkëveprim me njëri tjetrin kryejnë dhunën psiqike me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënieje familjare- të dëmtuarës/ kunatës dhe hallës S.D., në atë mënyrë që të pandehurit ditën kritike, e nxjerrin nga shtëpia të dëmtuarën e cila është e moshuar dhe me të meta mendore duke e dërguar për të qëndruar në një pjesë të oborrit (shupë), e kështu i shkaktojnë të njëjtës shqetësim emocional”- thuhet në aktakuzë.

Me këto veprime në bashkëkryerje të lartcekurit ngarkohen se kanë kryer veprën penale dhuna në familje.