Shpallja e aktgjykimit në rastin 'Syri i Popullit' - 22.01.2020

Dënohet grupi 'Syri i Popullit' për plagosjen e Azem Vllasit - VIDEO

Avni Llumnica është dënuar me 12 vjet burg nga Gjykata, pasi i gjet fajtorë në akuzat e Prokurorisë në rastin “Syri i Popullit”.

I njëjti pasi ju shpall aktgjykimi ka shpërthyer në akuza të rënda në drejtim të trupit gjykues, duke i sharë dhe fyer.

Avni Llumnica është shpallur fajtor për shkak të dhënies së ndihmës në  tentimvrasjen e Azem Vllasit, për shkak të hakmarrjes dhe për veprën penale sulm seksual sa ishte në qendrën e paraburgimit.

Për këto vepra penale Llumnica u dënua me 12 vite burgim dhe iu konfiskua BMW-ja

 

I akuzuari tjetër Ragip Sallova është dënuar me  4 vite burgim

Sadri Ramabaja, 5 vite burgim, Behxhet Luzha, u dënua me 2 vite, Halim Halimi, u dënua me 3 vite burgim.

Ndërsa Bajrush Konjusha, është dënuar me 3 vite burg dhe gjobë 300 euro për armëmbajtje pa leje të një pushke ajrore dhe një revole me gaz e modifikuar.

I akuzuari tjetër Rexhep Topllani u dënua me 2 vite burg, i njëjti lirohet nga paraburgimi.

Të akuzuarit Murat Jashari i shqiptohet masa e trajtimit për ndalim psikiatrik në kohëzgjatje prej 10 vite, dhe i konfiskohet pistoleta e llojit “Crvena Zastava” me shurdhues.

I dëmtuari Azem Vllasi u udhëzua në kontest të rregullt civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike.

I pari në listë për t`u eliminuar si tradhtar i vendit nga kjo organizatë ishte Azem Vllasi, duke vazhduar pastaj me krerët e tjerë shtatorë të shpallur tradhtarë.

Anëtarët e kësaj organizate kishin emrat e koduar. Ndërsa për të akuzuarit Sabit Berisha dhe Lirije Luzha gjykata mori aktgjykim refuzues, pasi Prokurori Sylë Hoxha ishte hequr dorë nga ndjekja penale ndaj tyre në seancën e datës 16 janar.

Të akuzuar në këtë rast janë edhe Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Rexhep Topllana, Murat Jashari, të njohur në opinion si organizata “Syri i Popullit”.

Ky proces gjyqësor ka filluar me 11 prill të vitit 2018, dhe u mbajt me dyer të mbyllura për publikun, me qëllim “të ruajtjes së informacionit të fshehtë.

Mbyllet Seanca e të Akuzuarve të ‘Syrit të Popullit’

Arsyet e Mbylljes së Gjykimit Ndaj të Akuzuarve të ‘Syrit të Popullit’

Në këtë proces gjyqësor kanë dëshmuar edhe krerë të lartë shtetëror, duke filluar nga i pari i Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, i cili kishte thënë se “pas organizatës që plagosi Azem Vllasin qëndron Albin Kurti e Glauk Konjfuca”.

Hashim Thaçi: Pas organizatës që plagosi Azem Vllasin qëndron Albin Kurti e Glauk Konjufca

Kjo deklaratë e Thaçit aktivizoi Kurtin e Konjufcën për parashtrimin e kallëzimit penal ndaj Thaçit dhe Veselit dhe pastaj me zhvillimin e hetimeve në Prokurori.

Kurti e Konjufca dorëzojnë kallëzim penal ndaj Thaçit e Veselit për ‘Syrin e Popullit’

Kurti në Prokurori për deklaratat e Thaçit e Veselit

Poashtu në cilësi të dëshmitarëve ishin edhe krerët politikë ish-kryetari i parlamentit Kadri Veseli, Xhavit Haliti,  pastaj Fatmir Limaj, Berat Buzhala, Albulena Haxhiu.

Ndërsa ish-kryeparlamentari Kadri Veseli kishte deklaruar për të akuzuarit se “këta janë krahu i armatosur i Vetëvendosjes”.

https://kallxo.com/shkurt/kadri-veseli-per-syrin-e-popullit-keta-jane-krahu-i-armatosur-i-vetevendosjes/.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 10 personave në lidhje me këtë rast më 27 shkurt 2018.

Aktakuza ka të bëjë me plagosjen e ish-politikanit kosovar të viteve 1980, Azem Vllasi, tani avokat.

Ky proces gjyqësor është gjykuar nga gjykatësit, Naime Krasniqi-Jashanica kryetare e trupit gjykues si dhe dy anëtaret e tjerë Valbona Musliu-Selimaj dhe Vesel Ismajli.

Ndërsa aktakuzën e Prokurorisë e ka përfaqësuar Prokurori Special Sylë Hoxha.

Pjesë e aktakuzës ishin veprat penale duke filluar nga hakmarrja, ndihma, dhunimi, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.

Sipas aktakuzës, organizata kishte grupe guerile, ndërsa kërkonte që Enver Hoxha të njihej si hero.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me këtë rast – LINK