Familjarja e të dënuarit në rastin 'Syri i Popullit' me akuza ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Pas dënimit të grupit ‘Syri i Popullit’ nga Gjykata kanë reaguar familjarët e të dënuarve.

Në gjykatore ata kanë shpërthyer në akuza në drejtim të trupit gjykues duke e quajtur ‘se ju jeni gjykata e prontos’.

 

Mevlude Llumnica, motra e të dënuarit me 12 vjet burg Avni Llumnica, tha se akuzat ndaj vëllait të saj janë të shpikura.

“Ky vendim është katastrofë, qysh 10 vjet pa ba kurgjo hiç. Kush ia ka pasur inati aq shumë vëllait tim, i cili ka dhënë miliona për këtë Kosovë, nuk e di çka ko me menu populli jonë më. Kjo nuk ka ndodhur në shqiptahane, edhe serbi na ka dënu, por kjo nuk ka ndodh. Marre është për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin që ja kanë ngjit këtë vepër, sepse prokuroria nuk ka pas prova për dhunim, pse nuk ka ardhë ai me dëshmu”, tha Mevlude Llumenica.

Avni Llumnica  është shpallur fajtor për shkak të dhënies së ndihmës në tentimvrasjen e Azem Vllasit, për shkak të hakmarrjes dhe për veprën penale sulm seksual sa ishte në qendrën e paraburgimit.

Për këto vepra penale Llumnica u dënua me 12 vite burgim dhe iu konfiskua BMW-ja

I akuzuari tjetër Ragip Sallova është dënuar me  4 vite burgim

Sadri Ramabaja, 5 vite burgim, Behxhet Luzha, u dënua me 2 vite, Halim Halimi, u dënua me 3 vite burgim.

Ndërsa Bajrush Konjusha, është dënuar me 3 vite burg dhe gjobë 300 euro për armëmbajtje pa leje të një pushke ajrore dhe një revole me gaz e modifikuar.

I akuzuari tjetër Rexhep Topllani u dënua me 2 vite burg, i njëjti lirohet nga paraburgimi.

Të akuzuarit Murat Jashari i shqiptohet masa e trajtimit për ndalim psikiatrik në kohëzgjatje prej 10 vite, dhe i konfiskohet pistoleta e llojit “Crvena Zastava” me shurdhues.

I dëmtuari Azem Vllasi u udhëzua në kontest të rregullt civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike.

I pari në listë për t`u eliminuar si tradhtar i vendit nga kjo organizatë ishte Azem Vllasi, duke vazhduar pastaj me krerët e tjerë shtatorë të shpallur tradhtarë.

Anëtarët e kësaj organizate kishin emrat e koduar. Ndërsa për të akuzuarit Sabit Berisha dhe Lirije Luzha gjykata mori aktgjykim refuzues, pasi Prokurori Sylë Hoxha ishte hequr dorë nga ndjekja penale ndaj tyre në seancën e datës 16 janar.