Arkiv: Avokati Azem Vllasi pranohet në QKUK pas plagosjes me armë zjarri - Foto: KALLXO.com

Gjykata sot pritet të vendos për rastin e plagosjes së Azem Vllasit

Sot Gjykata e Prishtinës pritet që ta shpallë aktgjykimin në rastin e anëtarëve të dyshuar të grupit “Syri i Popullit”.

Ky proces ka përfunduar me tensione e polemika më 17 janar.

Në këtë rast të akuzuar janë Murat Jashari, vëllai i heroit Ismet Jashari – Kumanova, Sadri Ramabaja, zyrtar i Vetëvendosjes, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe Rexhep Topllana.

Gjykimi i ‘Syrit të Popullit’ mbyllet me tensione e polemika

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 10 personave në lidhje me këtë rast më 27 shkurt 2018.

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria Speciale ka hequr dorë nga ndjekja penale ndaj të akuzuarve Lirije Luzha dhe Sabit Berisha.

Gjykimi ndaj ‘Syrit të Popullit’, Prokuroria liron dy të akuzuar

Aktakuza ka të bëjë me plagosjen e ish-politikanit kosovar të viteve 1980, Azem Vllasi, tani avokat.Ky proces gjyqësor është duke u gjykuar nga trupi gjykues i përbërë nga gjykatësit, Naime Krasniqi-Jashanica kryetare e trupit gjykues si dhe dy anëtaret e tjerë Valbona Musliu-Selimaj dhe Vesel Ismajli.

Ndërsa aktakuzën e Prokurorisë Speciale është duke e përfaqësuar prokurori Sylë Hoxha.Pjesë e aktakuzë janë veprat penale duke filluar hakmarrje, ndihma, dhunimi, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.Sipas aktakuzës, organizata kishte grupe guerile, ndërsa kërkonte që Enver Hoxha të njihej si hero.KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me këtë rast.