Kurti flet për akuzat e Thaçit në rastin ‘Syri i Popullit’

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur mbi akuzat që Presidenti Hashim Thaci i dha dje në dëshminë e tij ndaj të akuzuarëve të “Syrit të Popullit”.

Presidenti dje në gjykatore tha se mbrapa organizatës “Syri i Popullit”, qëndron Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.

Gjithashtu, presidenti Thaci kishte kërkuar që dëshmia e tij të jepet e mbyllur për media sepse sipas tij, do të shpalosen edhe sekrete shtetërore.

Në lidhje me këto akuza, ka reaguar Albin Kurti. Sipas tij, Thaci është në panik ndërsa akuzat ndaj tij e Konjufcës i ka quajtur shpife.

Statusi i plotë i Albin Kurtit

Më 31 mars 2018, mua dhe Glaukun na akuzonte për lidhje me Rusinë dhe Iranin. Më 9 korrik, vetë presidenti Thaçi shkoi e takoi Medvedevin, kurse më 12 nëntor 2018 u takua me Putinin. Tash shpif për lidhje tjera të paqena.

Qëndrimet dhe veprimet tona janë publike, të drejta dhe të qarta. Me shpifjet e këtij presidenti që po ikën më shpejt se ç’është menduar nuk merrem. Viti 2019 do të jetë viti i ndryshimeve për Kosovën. Sepse nuk shkëmbehet Kosova me Serbinë. Sepse nuk zëvendësohet Gjermania me Rusinë.

I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ta ruajnë qetësinë. Presidenti Thaçi është në panik. Shqetësimi i tij iracional nuk ka të bëjë me shtetin tonë të pavarur por me pazarin e tij me Serbinë. Ai po dështon. Ai po shkon.

https://kallxo.com/hashim-thaci-pas-organizates-qe-plagosi-azem-vllasin-qendron-albin-kurti-e-glauk-konjufca/