Pamje nga arrestimi në Gjakovë, Foto: KALLXO.com

Arrest shtëpiak ndaj të pandehurit për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Gjykata e Prishtinës i ka caktuar 30 ditë arrest shtëpiak të pandehurit A.H., nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit  A.H, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 195 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës“, gjykata i ka caktuar 30 ditë arrest shtëpiak të pandehurit.

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar që ndaj të dyshuarit A.H., të caktohet masa e paraburgimit, por gjykata pasi ka mbajtur seancën dëgjimore ka refuzuar kërkesën për caktimin e kësaj mase dhe të pandehurit A.H. i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjykata ka vlerësuar se masa e arrestit shtëpiak është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri A.H. i lirë mund t’i asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, pasi që në këtë vepër penale janë të përfshirë edhe zyrtarë tjerë policor dhe kjo tregon rrezik se i pandehuri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

I pandehuri A.H. dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar policor ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare apo autoritetin.