Policia e Kosovës

Zubin Potok, pronar i një kompanie private thotë se ia kanë prerë kabllon optike

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë, pronar i një kompanie private në Zubin Potok është ankuar se iu është dëmtuar prona.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka thënë se persona të panjohur i kanë dëmtuar, prerë kabllon optike të vendosur përgjatë rrugës.

Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur të martën, në fshatin Gazivode të Zubin Potokut, rreth orës 09:45.

Tutje është njoftuar se rasti është duke u hetuar.