Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Zjarr në Prizren, digjet ushqimi i bagëtive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një zjarrvënie në Prizren.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 7 korrik ku si pasojë e një zjarri janë djegur ushqimi i bagëtive.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se si pasojë e një zjarri i është djegur ushqimi i bagëtive”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar dhe rasti është duke u hetuar.