Armatimi i konfiskuar nga Polica e Kosovës. Foto: KALLXO.com.

Policia për armët në veri: Lokacionet u përkasin pjesëtarëve të grupit terrorist të Banjskës - VIDEO

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të armatimit gjatë një operacioni policor të ndërmarr të premten  (14.06.2024)  në veri të Mitrovicës.

Të dhënat e Policisë tregojnë se armatimi u fsheh në lokacione që u përkasin dy pjesëtarëve të grupit terrorist të sulmit të Banjskës së Zveçanit në shtator të vitit 2023, të cilët ndodhen në kërkim nga organet e rendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani në një konferencë të jashtëzakonshme për media nga Drejtoria policore në Mitrovicë të Veriut, në të cilën u ekspozua armatimi i konfiskuar, tha se bastisjet u kryen pas informacioneve edhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Elshani tha se armët janë gjetur në dy lokacione dhe ishin fshehur nga ish-pjesëtarë të Mbrojtjes Civile dhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

“Lokacioni i parë është në veri të Mitrovicës, në afërsi të Tre Rrokaqiejve, ndërlidhet me personin në kërkim, Marjan Radojeviq. Ndërsa lokacioni tjetër është në rrugën “Çeta e Minatorëve”, në veri të Mitrovicës që ndërlidhet me personin në kërkim Zarko Cvetkoviq”- ka thënë Elshani.

Sipas tij në lokacioni e parë ku janë kryer bastisje janë konfiskuar: 3 armë të gjata AK-47; 4 karikatorë me 60 fishekë; 1 krehër me 11 fishekë, 1 këllëf revole, 1 çantë ushtarake, kurse në lokacionin e dytë janë koksifikuar 1 rrip brezi me 25 fishekë për armë gjuetie, 23 fishekë për armë gjuetie, pistoletë TT me 1 karikator me 8 fishekë, 3 karikatorë me nga 8 fishekë, 2 karikatorë në fotrollë, 28 fishekë për armë të gjatë, 10 krehër me fishek të armës së gjatë (99 fishekë), 1 kuti me fishekë 7×62, 4 pastruese të armës, kuti më lëndë të dyshimtë.

Elashani ka thënë se shtëpitë ku është gjetur armatimi kanë qenë të banueshme dhe sipas tij, ka eksploziv dhe pajisje të tjera që mund të përdorën për të dëmtuar automjetet e policisë.

Policia ka bërë të ditur se të premten ka kryer bastisje dhe dy lokacione të tjera, ku janë sekuestruar arë dhe municione të ndryshme.

Sipas policisë në një lokacion janë gjetur: 3armë e gjatë me bajonetë, 1 pistoletë me 2 karikatorë me nga 8 fishekë 7×62 dhe 1 fotrollë, çante e zezë me pajisje për pastrim të armës, 2 kutia me nga 50 fishekë 7×62, 3 karikatorë me fotrollë me nga 8 fishekë, armë e gjatë gjuetie me çantë. Kurse në lokacionit tjetër janë gjetur: Iriq metalik, jelek i brendshëm antiplumb, 30 copë mjet i dyshuari eksploziv TM 100, 1 uniformë, çantë e zezë me pajisje të ndihmës se parë, adapter për radiolidhje.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrosit në Banjskë të Zveçanit më 24.09.2023.

Në orët e para të kësaj dite një patrullë e Policisë së Kosovës ishte sulmuar me mjete shpërthyese.

Rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku ishte vrarë, një polic tjetër ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar në këtë sulm.

Gjatë kundërsulmit nga Policia e Kosovës ishin vrarë së paku 3 pjesëtarë të grupit të udhëhequr nga Millan Radoiçiq, disa ishin arrestuar e shumica kishin ikur në drejtim të territorit të Serbisë.

Autoritetet e Kosovës grupin dhe veprimet e tij i kanë cilësuar si terroriste.