Armatimi i konfiskuar nga Polica e Kosovës. Foto: KALLXO.com.

Policia ekspozon armët e konfiskuara në Mitrovicë të Veriut - FOTO

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një sasi të armatimit gjatë një operacioni policor në Mitrovicë të Veriut.

Ky armatim i konfiskuar është prezantuar sot (14.06.2024) gjatë një konference shtypi të mbajtur nga Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për Rajonin e Veriut.

Elshani tha se në bashkëpunim me AKI-në, kanë arritur t’i identifikojnë dy lokacione që ka armatim të fshehur, nga ish-pjestarë të Mbrojtjes Civile dhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

“Lokacioni i parë është në veri të Mitrovicës, në afërsi të Tre Rrokaqiejve, ndërlidhet me personin në kerkim, Marjan Radojeviq, ndërsa lokacioni tjetër është në rrugën ‘Qeta e Minatorëve’, në veri i Mitrovicës që nderlidhet me subjektin në kerkim Zarko Cvetkoviq” – theksoi Elshani.

KALLXO.com sjell pamjet e armatimit: