Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me rënie të temperaturave maksimale.

Më 15.06.2024 sipas IHMK-së do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s”- thuhet në njoftim.

Ndërkaq, ditën e diel (16.06.2024) sipas IHMK-së parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

“Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare”- thuhet në njoftim.

Instituti thotë se kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, iIndeksi UV mbetet i lartë dhe mundësisht duhet respektuar këshillat e IKSHP.

Kurse, java e ardhshme, sipas IHMK-së do të vijojë me temperatura më të larta se kjo javë që po e lëmë pas.