Policia arreston tre persona dhe konfiskon një armë në Gjakovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona dhe ka konfiskuar një armë zjarri në Gjakovë.

Të arrestuarit një burrë dhe dy gra dyshohen për përdorim dhe mbajtje të paautorizuar të armës.

Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarve është bërë në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit dhe informatave të marra për të shtëna më armë zjarri.

“Në rrugën ‘Mark Malota’, në Gjakovë rreth orës (14.06.2024) 13:50, në vendbanimin e të dyshuarve është zbatuar urdhër kontrolli i lëshuar nga Gjykata, me ç’ rast është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe shtatëmbëdhjetë fishekë”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Polica thotë se pas përfundimit të intervistimit dhe procedurave tjera policore të dyshuarit janë liruar.

Sipas policisë do të trajtohen në procedurë të rregullt.