Ilustrim: Pixabay
Nis Kampionati Europian i futbollit, Gjermania mund Skocinë
Përfaqësuesja e Gjermanisë në futboll ka fituar ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian të futbollit – “Gjermania 2024”, kundër Skocisë, e zhvilluar sot më 14.06.2024 në “Allianz Arena” në Mynih.
Gjermanët mposhtën përfaqësuesen e Skocisë më rezultat 5:1.
Për gjermanët shënuan Wirtz në minutën e 10’, Musiala në të 19’-të, Havertz në të 45+1 nga penaltia, Füllkrug në të 68’-në dhe Can në minutën e 90+3. Kurse, mbrojtësi gjerman Rudiger shënoi autogol në minutën e 87’-të duke i dhuruar një gol skocezëve.
Me këtë ndeshje ka nisur edhe zyrtarisht Kampionati Europian i Futbollit që do të mbahet në Gjermani.
Në këtë kampionat po merr pjesë edhe Shqipëria, për herë të dytë në historinë e vet, pas debutimit më 2016.
Përfaqësuesja e Shqipërisë bën pjesë në Grupin B dhe do të përballet me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Ndeshjen e parë Shqipëria e luan nesër më 15.06.2024 kundër Italisë, ora 21:00 në stadiumin e Dortmundit në Gjermani.
Kampionati “Gjermani 2024” ka gjashtë grupe me nga katër ekipe secili, me pjesëmarrjen e 24 skuadra. Gjeorgjia është e vetmja kombëtare që merr pjesë për herë të parë në një Kampionat Europian.
Ndeshjet do të zhvillohen në 10 stadiume në qytete të ndryshme të Gjermanisë deri më 14.07.2024.
Grupet e “Gjermani 2024”:
Grupi A: Gjermani, Skocia, Hungaria, Zvicra.
Grupi B: Spanja, Kroacia, Italia, Shqipëria.
Grupi C: Sllovenia, Danimarka, Serbia, Anglia.
Grupi D: Polonia, Holanda, Austria, Franca.
Grupi E: Belgjika, Sllovakia, Rumania, Ukraina.
Grupi F: Turqia, Gjeorgjia, Portugalia, Republika e Çekisë.