Ilustrim

Zjarr në një banesë në katin e gjashtë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një banesë në katin e gjashtë në afërsi të shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Samed Shkodra, i cili bëri të ditur se nuk ka të lënduar.

“Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Kanë vërejtur se bëhet fjalë për një zjarr në një banesë në katin e gjashtë. Kanë intervenuar. Zjarri ka qenë në kuzhinën e banesës. Fillimisht kanë bërë lokalizimin e zjarrit pastaj edhe fikjes në tërësi të zjarrit. Të lënduar nuk ka”- tha Shkodra më 11.05.2026.

Brigada e Zjarrfikësve sipas Shkodrës mori informacionin për incidentin me zjarr rreth orës 13:16.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, të njëjtit deri në publikimin e artikullit nuk janë përgjigjur.