Zjarr në fushat afër autostradës Prishtinë – Prizren, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com, në të cilën shihet se një pjesë e fushave përskaj autostradës Prishtinë – Prizren, është përfshirë nga zjarri.

Sipas raportuesit zjarri është në afërsi të Suharekës, drejtimi për në Prishtinë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë edhe zjarrfikësit, të cilët janë duke tentuar lokalizimin e zjarrit.

Deri më tani nuk është raportuar për dëme apo të lënduar.