Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së letër drejtorit të Shërbimit Korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se Drejtori i Përgjithshëm, Nehat Thaçi  ka pranuar letër falenderimi  nga Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së, Jorgan Andrews.

Në letrën e dërguar Thaçit, Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së falenderon atë për arritjet dhe progresin e SHKK-së.

“Unë i duartrokas progresit tuaj dhe ju bëj thirrje juve dhe stafit tuaj që të vazhdoni të zbatoni nevojat dhe reformat e guximshme”, thuhet në letrën e Andrews.

Ai ka thënë se në të ardhmen do të shikojnë për mundësi të tjera ku “INL mund të ndihmojë në përpjekjet tuaja ndërsa ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të çuar përpara interesat tona të ndërsjella strategjike në Kosovë”

Thaçi ishte zgjedhur drejtor i SHKK-së në proces të rekrutimit që është asistuar nga partneri i Ambasadës Britanike, në kuadër të memorandumit me institucionet e Kosovës për t’i ofruar asistencë në zgjedhjen e pozitave të larta drejtuese.