Zemaj flet për mundësinë e hapjes së aeroporteve e të ahengjeve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se ka mbajtur takime të shumta me përfaqësues të bizneseve për shkak të situatës me pandeminë.

Duke folur për veprimaritë të cilat janë në rivlerësim të gjendjes, si aeroportet, ahengjet, banjat, panairet, pishinat klubet e natës, Zemaj tha se duhen vendime të kujdesshme për hapjen e tyre.

“Në këtë aspekt, kam kërkuar nga ministritë dhe agjencione tpërkatëse, që të na ofrojnë dëshmi për mënyrën se si mund të funskionojnë ato dhe të merren me organizmet e tyre në mënyrë specifike kur të ketë një vendim për to”, theksoi ministri, teksa po raporton në Komisionin Parlamentar për Shëndësi.