Xhavit Haliti - Foto: Facebook

Xhavit Haliti – LVV-së: Na keni lodh me këtë çkapjen e kapjen e shtetit

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, për deklarimet rreth “çkapjes së shtetit”.

Haliti tha se LVV-ja tash nuk është në opozitë dhe ka përgjegjësi të tjera.

“Ju si qeverisje ose si parti e Vetëvendosjes na keni lodhë me këtë çkapjen e kapjen. Zbatoni ligjet, Kushtetutën, s’keni nevojë me çkapë kurrgjë. Kush ka shkelë ligjin dihet çfarë masa duhet me marr ndaj tyre dhe mos e vazhdoni atë lojën ose fushatën elektorale të kohës së opozitës, tani keni përgjegjësi tjera”, theksoi deputeti.

Paraprakisht deputeti nga radhët e LVV Adnan Rrustemi ka akuzuar partitë opozitare për “kapje të institucioneve”.

“Të nderuar qytetarë këto muaj po dëgjoni ca si shpesh kapja e institucioneve apo pavarësia e cenuar madje edhe sot në këtë Kuvend. Nuk është surprizë kjo, siç thotë populli ‘Hajni bërtet: Kapeni hajnin!’”, tha ai sot në Kuvend.