Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deputeti i LVV-së për opozitën: Hajni bërtet: Kapeni hajnin!

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka akuzuar partitë opozitare, të cilat kanë thënë se Qeveria po synon kapjen e institucioneve.

“Të nderuar qytetarë këto muaj po dëgjoni ca si shpesh kapja e institucioneve apo pavarësia e cenuar madje edhe sot në këtë Kuvend. Nuk është surprizë kjo, siç thotë populli ‘Hajni bërtet: Kapeni hajnin!’”, tha ai sot në Kuvend.

Duke folur për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rrustemi i cili më herët ka qenë anëtar në këtë institucion tha se KQZ-ja kurrë nuk mbërriti ta përmirësojë vetveten.

“Ishte e varur nga paaftësia e komprometimi i skajshëm e ish-kryetares. 10 vite aty e kam parë nga afër”, tha ai.

Opozita ka fajësuar Qeverinë e Kosovë për ndikim në vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila e shkarkoi nga detyra kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.