Wsley Clarc | Foto: Wikimedia Commons

Wesley Clark do pritet me nderime të larta ushtarake nga Njësia Ceremoniale e FSK-së

Ish-komandanti i NATO-s gjatë bombardimeve kundër caqeve serbe më 1999, gjenerali i pensionuar, Wesley Clark, do të vizitojë Kosovën më shtatë korrik.

Me anë të një njoftimi, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Clark do pritet me nderime të larta ushtrarake.

“Gjeneral Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së nesër nga ora 10:00”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark, do të kenë adresim për media.

Sot gjatë ditës sheshet kryesore të Prishtinës janë dekoruar me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në nder të ardhjes se gjeneralit Clark.