Djegia e bimëve narkotike | Foto: KALLXO.com

Vushtrri, gjendet drogë e kultivuar në oborr

Bimë të hashashit janë gjetur të kultivuara në një oborr në Vushtrri.

Policia ka njoftuar se  dje rreth orës 10:15, kanë bërë bastisje në shtëpinë dhe pronën e të dyshuarit.

Policia ka bërë të ditur se në oborr i janë gjetur tri bimë të ndryshme të dyshuara të llojit Kanabis Sativa me gjatësi nga 50 centimetër deri 70 centimetër.

Tutje është bërë e ditur se dëshmitë janë fotografuar dhe sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.