Vuçiq: BE-ja po kërkon që ta njohim Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Evropa po i kërkon Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“De facto ose de jure. Kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë” – tha Vuçiq në një intervistë për televizionin Pink.

Ai po ashtu tha se qytetarët e Serbisë po ashtu nuk pajtohen sa i përket Kosovës.

Vuçiq ka thënë se një pjesë në Serbi mendon se është më mirë “dorëzimi i Kosovës, pasi do të jetojmë më mirë”.

“Cilat janë qëllimet kombëtare për ne? Përveç asaj që e dimë se nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Ne kurrë nuk do të pajtohemi për Kosovën. Nuk mund të gënjejmë veten se jemi dakord për atë çështje, sigurisht se nuk jemi. Sigurisht se një pjesë mendon ‘dorëzo Kosovën, do të jetojmë më mirë’, vetëm se ata nuk do ta thonë këtë, e të tjerët thonë ‘mbroje Kosovën’”- ka thënë tutje presidenti serb.