Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vrasje në Zvicër, kosovarja plagoset nga ish-bashkëshorti, i cili vrau një person tjetër para se ta vriste veten

Një grua kosovare ka mbetur e plagosur rëndë nga bashkëshorti i saj të hënën në mbrëmje në Zvicër.

Siç raporton Blick.ch vepra e përgjakshme ndodhi shtatë kilometra nga pika kufitare Gaggiolo TI në anën italiane.

Sipas raportimit të këtij mediumi, motivi për këtë vrasje kishte qenë xhelozia e ish-bashkëshortit.

Ish-bashkëshorti 51 vjeçar me nacionalitet italian pak para orës 18:00 ia kishte zënë pritën bashkatdhetarit të tij, 47 vjeçar në një shteg pylli.

Ai e kishte qëlluar dy herë bashkatdhetarin e tij.

Viktima kishte dalë nga makina e tij, ishte rrëzuar pas disa metrash dhe kishte vdekur në vend.

Pasi kishte kaluar pikën kufitare, dorasi kishte shkruar në banjat termale të Stabio TI. Italianit i duhen njëmbëdhjetë minuta për të shkuar në rrugën ku punon si pastruese gruaja e tij 45 vjeçare.

Ngaqë është shumë vapë, dera ishte lënë e hapur. Autori hyn në ndërtesë dhe sërish dëgjohen të shtëna. Gruaja goditet në pjesën e sipërme të trupit.

Një nga dëshmitarët rrëfen kishte rrëfyer ngjarjen.

“Pashë një grua të shtrirë në hyrje. Ajo lutej për ndihmë. Këmisha e saj e bardhë ishte e lagur në gjak, ishte e tmerrshme. Njerëzit dolën nga makinat e tyre, duke bërtitur në konfuzion”, tregon kjo dëshmitare.

Me të mbërritur ambulanca, vrasësi tashmë kishte qëlluar veten. Gruaja kosovare dërguar me plagë të rënda në spital. Ajo tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Sipas raportimit, kosovarja ishte ndarë nga bashkëshorti në maj të këtij viti. Sipas fqinjëve ajo tash e disa kohë kishte probleme me ish-bashkëshortin.

Të dy kanë një vajzë së bashku.