Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Prizren - Burri kërcënoi gruan për shkak të xhelozisë

 

Një muaj paraburgim ia ka caktuar Gjykata e Prizrenit të dyshuarit me iniciale A. M., nga Prizreni, nën dyshimet se e ka kanosur gruan e tij përmes rrjeteve sociale për shkak të xhelozisë.

Sipas njoftimit të Gjykatës ngjarja ka ndodhur me datë 22 janar rreth orës 22:00 në shtëpinë e përbashkët ku jetojnë i dyshuari me bashkëshorten e tij.

“I dyshuari e ka kanos të  dëmtuarën – bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshje paraprake e kjo për shkak të xhelozisë. I dyshuari A. M., përmes mesazheve në Whatss app  e ka kanosur bashkëshorten e tij në mënyrë të drejtpërdrejt me jetë”, ka njoftuar Gjykata.

Sipas njoftimit kjo sjellje agresive e të dyshuarit A. M., dhe sjelljet paraprake të ngjashme të tij, tregojnë rrezikun se me qëndrimin e tij në liri mund ta përsëris veprën penale të kësaj natyre, prandaj qëndrimi i të pandehurit në masën e paraburgimit është mese i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë të procedurës penale, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale