Vrasje në tentativë në Podujevë, arrestohet i dyshuari, sekuestrohet një revole dhe një tërfurk

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar sot një person në fshatin Bajqinë të Podujevës nën dyshimin se ka kryer veprën penale – vrasje në tentativë.

Ndaj të dyshuarit me inicialet B.S. Policia ka shqiptuar masën e arrestit policor dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti u dërgua në qendrën e mbajtjes pë 48 orë.

Lidhur me rastin, në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar nga 58-vjeçari një revole, pesë fishekë të llojeve të ndryshme, një gëzhojë si dhe mjete të tjera të forta (tërfurk).

Përderisa Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, në njoftim bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale – vrasje në tentativë.