Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vrasja në Klinë, prokurori drejt vendit të ngjarjes

Prokurori kujdestar i Prokurorisë së Pejës është nisur drejt vendit ku ka ndodhur vrasja në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Me të marrë informacionin Policia në koordinim me Prokurorinë janë duke ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme për të kapur të dyshuarin apo të dyshuarit në lidhje me vrasjen në Klinë””- tha Nikçi për KALLXO.com.

Tutje Nikçi tha edhe se prokurori kujdestar tashmë është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Vrasje në Klinë, vdes personi që u plagos në një lokal