Vrasja në Klinë, momenti kur i dyshuari qëllon me armë viktimën

I dyshuari për vrasjen në Klinë hyn në lokal dhe qëllon viktimën disa herë dhe pastaj më armë në dorë del në rrugë dhe ik nga vendi i ngjarjes.

KALLXO.com ka siguruar pamjet e kamerave të kafiterisë, në të cilën shihet se si i dyshuari 48-vjeçar T. Frrokaj futet në lokal, shkon në drejtim të viktimës, e godet me armë, dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Qytetarët që ishin duke pirë kafe në atë lokal fillojnë të vrapojnë për t’u larguar nga vendi.

Sipas informacioneve që posedon KALLXO.com, i dyshuari duke ikur nën kërcënimin e armës ka marrë një veturë nga një qytetar dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti tragjik ka ndodhur sot rreth orës 16:40.