Vlora Dumoshi merr zyrtarisht postin e ministres së Kulturës

Vlora Dumoshi ka marrë sot zyrtarisht detyrën e ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Detyrën Dumoshit ia ka dorëzuar ish-ministri Kujtim Gashi, gjatë një ceremonie të mbajtur në MKRS-së.

Me këtë rast, ministrja Dumoshi ka vlerësuar punën e bërë nga Gashi në krye të ministrisë.

“Dua t’i siguroj komunitetin kulturor se do të vazhdojë punën e ministrave të mëparshëm”, ka thënë Dumoshi.

Ndërsa, ish-ministri Kujtim Gashi ka thënë se në krye të MKRS-së ka ardhur një figurë e respektuar që i di nevojat e komunitetit artistik.

Ai ka kujtuar se dy vite më parë ka pranuar detyrën e ministrit nga Vlora Dumoshi e cila atë kohë ishte ministre në detyrë e Kulturës.

“Gjatë këtyre dy viteve jemi munduar të shtyjmë disa nga proceset e kësaj ministrie. Kanë qenë dy vite me shume lajme te mira, por natyrisht edhe me shume sfida”, ka thënë ish-ministri Kujtim Gashi.