Vlora Dumoshi i shpërndanë disa vezë për kryeministrin, kryetarin e Kuvendit e disa ministra

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, i ka quajtur mashtrues Lëvizjen Vetëvendosje ndërsa pas fjalimit i ka shpërndarë disa vezë për kryeministrin, ministrat e kryetarin e Kuvendit.

“E nënshkruat një marrëveshje për të cilën tjerët i quajtët tradhtar. S’po ju quaj tradhtar, as me vezë nuk po ju gjuaj qysh keni vepruar ju, por po ju quaj mashtrues dhe ju pyes a turpëroheni?”, tha Dumoshi.

Ajo iu drejtuar edhe ministres së Drejtësisë Albulena haxhiu duke i thënë se do t’ia dhuroj vezët që Haxhiu t’ia drejton kryeministrit të “vet”.

“Albulena të kisha pyet edhe ty, ti e ke pas rolin me gjuajt vezë, po ta dhuroj një vezë e drejtoja kryeministrit tënd mashtrues sepse tradhtarët e djeshëm që ju i qujshit, dolën faqebardhë e ju sot po na forconi bindjen që jeni shpifsa e mashtrues”, tha Dumoshi.

Dumoshi i ka shpërndarë vezët në ulëset e kabinetit qeveritar.

Në Bruksel dje është arritur marrëveshja për zbatim të marrëveshjes për energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Arrihet marrëveshja për zbatim të marrëveshjes për energjinë

Ndërsa në vitin 2015, shkaku i arritjes së kësaj marrëveshje, Lëvizja Vetëvendosje si opozitë në Kuvendin e Kosovës e kishin gjuajtur me vezë ish kryeministrin Isa Mustafa.