Rrahman jasharaj mungon ne komision

VIDEO - Dumoshi i lutet ministrit Murati të mos shkojë në seancë: Mshele qatë derë me çelës!

Sot është duke u mbajtur takim mes Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK) dhe Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ku po diskutohet lidhur me grevën e përgjithshme në arsim, ku pjesë e takimit janë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Në të njëjtën kohë është duke u mbajtur edhe seancë në Kuvendin e Koosvës.

Në lidhje me këtë, ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur gjatë takimit se atij do t’i duhet të shkojë në seancën e Kuvendit, por deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi e cila është edhe anëtare në këtë komisionit ka kërkuar që Murati të mos largohet, dhe të mbyllet dera.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagvaci ishte duke i kërkuar një minutë fjale, kryetarit të Komisionit Ardian Gola, “një minutë të lutem se është e rëndësishme” iu drejtua ajo Golës gjersa në bisedë ndërhyri deputetja e LDK-së Vlora Dumoshi e cila tha “jo jo, nuk keni me shku ju në seancë”.

“Ka seancë”, ia ktheu Murati, por Dumoshi vazhdoi me të njëjtën përgjigje, duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje.

“Ministër, të lutem mos shko në seancë, të lutem ta bëjmë një gjzidhje”, tha Dumsohi.

Tutje ajo ka kërkuar që dera e sallës ku po mbahet diskutimi të mbyllet me çelës, në mënyrë që ministri Murati të mos largohet për në seancë.

“ Ministër ti nuk duhesh me livritë, mshele qatë derë me çelës” – ka vijuar Dumoshi.