Vlora Çitaku: PDK ka bërë hapin e duhur për të shkuar në zgjedhje për kryetarin e ri

Diplomatja Vlora Çitaku ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka bërë hapin e duhur, duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për kryetarin e ri të partisë.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Çitaku ka thënë se ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë.

“Përtej ndryshimeve nominale, ndryshimet programore dhe strukturore janë po aq të rëndësishme.Në një demokraci të shëndoshë roli i opozitës është vital”, ka shkruar Çitaku.

Ajo gjithashtu ka shprehur respekt për ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn, duke thënë se në rrethana të jashtëzakonshme mori përgjegjësinë për ta udhëhequr PDK-në.

Sot, kryesia e PDK-së ka vendosur që më 3 korrik të mbajë konventën për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë.

PDK-ja zgjedh kryetarin e ri më 3 korrik