Vitia shpalli qytetar nderi ish-ambasadorin William Walker

Komuna e Vitisë ka shpallur qytetar nderi ish-ambasadorin e OSBE-së dhe diplomatin amerikan, William Walker.

Sot gjithashtu u zbulua edhe busti i ish-ambasadorit Walker ndërsa gjatë cermonisë iu dha edhe çelësi i qytetit.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti tha se “një nga kontributet më të rëndësishme të ambasadorit Walker, ishte monitorimi i ngjarjeve dhe situatës në terren duke theksuar se ai luajti një rol kyç në raportimin e objektivave për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ngjarjet e ndryshme që ndodhën gjatë kohës së luftës”.

Sipas njoftimit të Komunës së Vitisë, ish-ambasadori Wiliam Walker tha se ai ndihet i nderuar për respektin që gëzon në Kosovë, duke theksuar se ai viziton Kosovën çdo vit, në veçanti Reçakun dhe kompleksin e familjes Jashari.

“Ndërkaq, në seancë solemne nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe shefat e grupeve parlamentare të përfaqësuar në këtë Kuvend si: Ali Bajrami (LDK), Jakup Demiri (LVV) dhe Taulant Haxhiu (PDK). Në këtë seancë të gjithë këshilltarët e pranishëm ishin pro propozim vendimit për shpalljen e z.Walker qytetar nderi i Vitisë. Me këtë rast në fund të seancën kryesuesi Azizi ia dha atij vendimin e shpalljes së qytetar nderi kurse kryetari Haliti çelësin e qytetit. Me pas ata bënë edhe zbulimin e bustit të z.William Walker, ku të pranishëm ishin shumë mysafirë në mesin e tyre edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në Kosovë”- thuhet në njoftimin e Komunës.