Ilustrim

Iu gjet armë pa leje dhe një fishek - arrestohet i dyshuari në Viti

Një person është arrestuar të martën në Sllatinë të Epërme të Vitisë për armëmbajtje pa leje, njofton Policia e Kosovës.

Të dyshuarit iu është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një karikator me një fishek.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”.