Viti, qytetari dorëzon në polici pesëlirëshen me zinxhir

Policia e Kosovës njofton se një stoli e arit është dorëzuar në  stacionin policor në Viti dje, dhe ka kërkuar ndihmën nga qytetarët për ta identifikuar personin që e ka humbur këtë stoli.

Personi që ka humbur stolinë e arit (një pesëlirësh dhe një zinxhir) mund ta marrë atë në stacionin policor në Viti.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Po ashtu apelojmë tek qytetarët qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen”- thuhet në njoftimin e policisë.