Foto; KALLXO.com

Vidhet arka me mbi 18 mijë euro

Policia e Kosovës njofton se disa persona të panjohur kanë vjedhur një arkë metalike me 18,630 mijë euro.

Policia njofton se të njëjtit nga oborri i ndërtesës kanë vjedhur një veturë.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë depërtuar me forcë në objektin e kooperativës bujqësore.

“Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Zubin Potok.