Vidhen dy pasaporta të Kosovës në një shtëpi në Pejë

Persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur dy pasaporta të Republikës së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Pejë, njofton Policia.

Sipas ankuesit persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të shtëpisë së tij, ku kanë demoluar shtëpinë dhe kanë vjedhur dy pasaporta.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.